“Do të na mungosh, Kobe!”, ngushëllimet e Milanit për legjendën e NBA

Kobe Bryant pak orë më parë ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare pas një përplasje me helikopter. Një lajm shumë i hidhur ky për të gjithë botën e sportit, e në veçanti të basketbollit,  pasi Bryant ishte një legjendë e NBA-së dhe një ndër sportistët më të dashur në mesin e sportdashësve të kësaj loje.

Kobe Bryant ishte një tifoz me Milanin dhe klubi gjigant italian, nuk mund të mos shprehte ngushëllimet për familjen e ish-basketbollistit.

“Nuk kemi asnjë fjalë të shprehim faktin sa të shokuar jemi pasi morëm vesh lajmin tragjik. Një nga sportistët më të mëdhenj në histori ka ndërruar jetë. Tifoz i Milanit, Kobe Bryant ishte një njeri i madh. Ngushëllimet tona më të mëdha për familjen e Bryant dhe atyre që janë prekur nga kjo tragjedi. Do të na mungosh gjithmonë, Kobe!” – ishte letra ngushëlluese nga ana e klubit të njohur italian dedikuar legjendës së basketbollit Botëror.

 

Leave a Reply