Khabib Nurmagomedov zbulon kampionin e ardhshëm në UFC

Khabib Nurmagomedov ditë më parë me sukses arriti që të mbroj titullin kampion në UFC, teksa mundi amerikanin, Dastin Porie. Ishte ajo fitorja e 28-të nga po aq luftëra për Nurmagomedov, i cili po planifikon pensionimin nga sportet marciale.

Megjithatë ai nuk ka harruar të zbulojë edhe pasardhësin e tij, që vjen po nga Dagestani, Islam Makhaçev.

Ky i fundit në mbrëmjen e organizuar në Abu Dabi, para se të luftonte Khabib Nurmagomedov ndaj Porie, mundi Dejv Ramos.

Ndryshe Makhaçev është kolegë i Khabib Nurmagomedovit dhe garojnë në kategorinë e njëjtë, por ai është larg që të sfidojë Khabibin për titullin kampion. Mirëpo ky i fundit para të gjithëve në Konferencë për media, potencoi se Islam Makhaçev është kampion i radhës.

“Ja kush është kampion i ardhshëm”, tha shkurt Nurmagomedovi, duke vendosur brezin e kampionit në afërsi të Makhaçevit.

Ndryshe Islam Makhaçevi , deri më tani ka vetëm një disfatë, edhe atë në vitin 2015 , kundër Adriano Martins, ndërsa ka shënuar edhe 18 fitore gjatë karrierës së tij.

Leave a Reply