Gjendet trupi i Kobe Bryant

Ekipet kërkuese kanë arritur të gjejnë trupin e Kobe Bryant dhe tetë viktimave tjera që ishin në bordin e helikopterit në aksidentin e së dielës, ku humbi jetën legjenda e basketbollit.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Coroner’, që raporton se hetuesit janë duke punuar në identifikimin e viktimave.

 Tre trupat e parë janë nxjerrë nga rrënojat e helikopterit ditën e dielë, kur edhe ndodhi aksidenti, dhe viktimat e mbetura u larguan nga vendi i aksidentit ditën e hënë.

Hetuesit po vazhdojnë të punojnë për identifikimin e të gjitha viktimave.

Leave a Reply