Në “San Siro” sonte u nderua legjenda e basketbollit, Kobi Brajant

Para fillimit të ndeshjes në “San Siro”, futbollistët e Milanit nderuan legjendën e basketbollit Kobr Brajant, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë pas një aksidenti me helikopter.

Amerikani ishte një tifoz i madh i Milanit, ndërsa sonte futbollistët “kuqezi” dolën në fushë përballë Torinos me shirita të zi në krahë.

Shumë nga tifozët e Milanit në “San Siro” kishin ardhur me bluza të Brajant. Në ekranin e madh në stadium u shfaq fytyra e tij, ndërsa tifozët “kuqezi” kishin krijuar një pankartë, në të cilin shkruante: “Prehuni në paqe Kobi dhe Xhiana! Përgjithmonë bashkë!”

Leave a Reply