Suso te Sevilja, te Milani e zëvendëson një shqiptarë!

Milani ka pranuar largimin e Fernandez Susos te Sevilja. Marrëveshja është arritur midis dy skuadrave, ndërsa ylli spanjoll pritet të lërë Italinë që sot.

Mirëpo si duket “rossonerët” nuk kanë humbur shumë kohë në gjetjen e zëvendësuesit të tij.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, Adnan Januzaj me shumë gjasa do të jetë blerja e radhës për Milanin.

Djaloshi nga Istogu është duke pritur në Spanjë bashkë me agjentin e tij zyrtarët e Milanit ku pritet të diskutohet transferimi i Januzajt në “Serie A”.

Futbollisti i Real Sociedadit pritet të bashkohet me Milanin në formë huazimi.

Januzaj nuk po gjen një vend si titullar te Sociedadi dhe po kërkon largimin në janar.

Milani pritet që gjatë 24-orëve të ardhshme të zyrtarizojë ardhjen e kosovarit.

Leave a Reply