Ish futbollisti i Pelisterit përfundon te Besa e Kavajës

Lukas Fereira Kardoso nuk po gjen rehati te Partizani i Tiranës. Braziliani i cili me shumë sukses mbronte ngjyrat e Pelisterit për plotë 18 muaj (2016-2018), pas aventurës jo të mirë në kampionatin elitar të Kosovës me skuadrën e Dritës, u rikthye sërish te Partizani, skuadër kjo që posedon kartonin e tij.

Megjithatë Kardoso sërish nuk bënë pjesë edhe në planet e trajnerit të ri Sromani, ashtu që drejtuesit e skuadrës nga kryeqendra shqiptare kanë vendosur ta huazojnë atë sërish, njofton “infOSport.mk”.

Destinacion i tij i rradhës do të jetë Besa e Kavajës, që garon në Ligën e Parë të Shqipërisë. Lukas, edhe pse jo në formë të mirë, tashmë shikohet si një element që mund të bëjë diferencën te Besa, që pretendon rikthimin në Superligën shqiptare.

Kujtojmë Kardoso ishte në bisedime e sipër edhe me Makedonija GJ.P, për një rikthim të mundshëm në futbollin tonë vendor dhe një ribashkim me trajnerin Naxhi Shensoj, mirëpo palët nuk gjetën akordin, ashtu që braziliani 25-vjeçar do të vazhdojë qëndrimin e tij në Shqipëri, mirëpo kësaj rradhe duke qenë pjesë e Kategorisë së Parë.

Leave a Reply