Të gjithë po ikin nga Kina, tetovari Xhemaili transferohet atje!

Futbollisti me origjinë nga Bogovina e Tetovës, Blerim Xhemaili, ka vendosur të largohet nga Europa dhe ta vazhdojë karrierën në Kinë.

Pas 92 ndeshjesh me Bolonjën, 13 gola të shënuar, 33-vjeçari është larguar nga “Serie A”, duke pranuar ofertën e skuadrës së Shenzhen, që garon në Superligën kineze.

Një vendim ky paksa i çuditshëm i futbollistit tetovar pikërisht në këtë kohë, kur kemi parasysh se shumë futbollistë po largohen nga Kina për shkak të virusit Korona, ndërsa Xhemaili duket se nuk e sheh si problem këtë dhe është gati të luajë në Kinë.

Xhemaili ka një karrierë të bujshme, pasi gjithnjë ka luajtur me skuadra të mëdha, si Napoli, Torino, Parma, Xhenoa, Galatasaraj, Bolton, Bolonja, Montreal dhe Cyrih, aty ku edhe kishte nisur karrierën e tij.

Futbollisti tetovar gjithashtu ka qenë një element kryesor edhe te kombëtarja e Zvicrës, me të cilën ka marrë pjesë në Botëror dhe kampionat Europian, teksa me fanellën e “helvetikëve” numëron 69 ndeshje dhe 11 gola të shënuar.

Leave a Reply