Shkëndija shumë e fuqishme për Vardarin, “manita” midis Shkupit

Shkëndija në përballjen e sotme ndaj Vardarit ka dëshmuar se është disa shkallë më lartë se Vardari për momentin dhe se nuk e ka rival të denjtë për titullin e kampionit, shkruan “infOSport.mk”.

Shkëndija midis Shkupit në arenën “Todor Proeski” shënoi fitore 5:1, edhe përkundër faktit se të parët që avansuan në këtë përballje ishin vendasit që shënuan pas 12 minutuave lojë me anë të Jovan Popzlatanov.

Mirëpo nuk vonoi shumë dhe Shkëndija u kundërpërgjigjë me super golin e Florent Ramadanit në minutën e 16-të. Talenti “kuqezi” shënoi një eurogol, duke dhuruar një goditje perfekte nga distanca, që në fund përfundoi pas shpinës se Iliq.

Ky i fundit kapituloi edhe në minutën e 40-të, kur nuk gjeti kundërpërgjigje për goditjen e fuqishme të Valon Ahmedit, goli i të cilit njëherit doli të jetë i fundit gjatë 45 minutave të para, që Shkëndija i mbylli me shifrat 2:1.

Fillimi i pjesës së dytë i takoi Vardarit, që në disa raste rrezikoi portën e “kuqezinjëve” nga Tetova, mirëpo që nuk dhanë rezultatin e duhur.

Në anën tjetër Shkëndija që sot u dëshmua si një skuadër shumë kompaktibile dhe shumë mirë e përgatitur shfrytëzoi të gjitha rastet para portës së Iliq, i cili në këtë pjesë ishte i detyruar që edhe në tre raste tjera të nxjerrë topin nga rrjeta e tij.

I pari që shënoi në pjesën e dytë për Shkëndijën, ishte Besart Ibraimi, i cili në minutën e 61-të shfrytëzoi një devijim nga ana e mbrojtësve vendas, që nuk arritën të pastrojnë topin pas një harkimi të ashpër për tokë nga ana e kroatit Paviç.

Për Besart Ibraimin ishte ky goli numër 10 nga gjithsej 17 përballje të zhvilluara kundër Vardarit. Mirëpo kjo nuk ishte e tëra nga ana e Besart Ibraimit në takimin e sotëm, pasi kërçovari në minutën e 80-të dhuroi një asist të mrrekullueshëm për Enur Totren, i cili me shiritin e kapitenit shënoi golin e tij të parë sezonal me fanellën e Shkëndijës.

Ndërkohë rezultatin përfundimtarë të takimit, Vardari 1, Shkëndija 5, e vendosi Valon Ahmedi me golin e shënuar në minutën e 86-të. Numri 10-të i “kuqezinjëve” nga Tetova në ato momente përfitoi i vetëm penaltinë, të cilën edhe e ekzekutoi në mënyrë mjaft precize.

Për Ahmedin ishte ky goli i dytë në këtë takim dhe i katërti gjatë këtij sezoni.

Falë kësaj fitore, Shkëndija tashmë numëron 21 pikë, 5 më shumë se FC Shkupi i vendit të dytë, që ndeshjen e javës së 9-të do ta zhvillojë nesër kundër Akademia Pandev në Strumicë, ndërkohë Vardari mbetet në kuotën e 11 pikëve.

Leave a Reply