Goli i Maliq Belulit vendosi derbin e Gostivarit (VIDEO)

Maliq Beluli vendosi derbin e Gostivarit, duke bërë që KF Gostivari të vazhdojë kryesimin në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Sulmuesi gostivaras shënoi golin e vetëm në derbin e madh ndaj Vardar Forinës, duke i dhuruar 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij. Beluli golin e vetëm e realizoi në minutën e 81-të, kur kërceu më së larti në zonën kundërshtare dhe me kokë arriti të mposhtë portierin Abazi.

Maliq Beluli vendos derbin e Gostivarit

Maliq Beluli vendos derbin e Gostivarit GOSTIVARI – VARDAR FORINA 1:0(M. Beluli 81')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 17 октомври 2020 г.

NDESHJET TJERA – Fitore minimale, por me shumë vlera realizoi edhe Korabi përballë Ohrid Lihnidos. Golin e vetëm për skuadrën nga Dibra e realizoi Filip Aleksovski nga pika e bardhë që në pjesën e parë, ndërsa Drita ka vazhduar serinë e ndeshjeve pa fitore, duke barazuar pa gola përballë Skopjes në Bogovinë.

Veleshta me përmbysje mundi Vëllazërimin (2:1), ku edhe njëherë tjetër rolin e heroit e luajti Altin Loga, që i realizoi të dy golat falë finalizimeve në minutën e 76-të dhe në minutën e fundit të takimit. Golin e vetëm për skuadrën kërçovare në këtë përballje e realizoi Albulen Imeri në minutën e 14-të.

Java e 8-të në Ligën e Dytë – Perëndim mbyllet nesër me ndeshjen Labunishta – Kadino.

Leave a Reply