Futbolli nuk ishte dashuria e tij e parë, njihuni me 5 fakte të rralla që ndoshta nuk ie keni ditur për Ibrahimoviçin

Sulmuesi boshnjak me pasaportë suedeze, Zlatan Ibrahimoviç, vazhdon të mbetet njëri nga futbollistët më të përfolur në Botë.

Përveç karrierës së tij të bujshme në shumë skuadra europiane dhe jo vetëm, 38 vjeçari është i njohur edhe për veprimet e tij që e kanë përcjellur gjatë karrierës.

Sulmuesi i Milanit njihet për deklarat e tij epike, por edhe për disa gjëra tjera të cilat ndoshta nuk i keni ditur:

– Kur ai ishte vetëm 10 vjeç, është futur në fushë si zëvendësues në pjesën e dytë dhe ka realizuar 8 gola për skuadrën e tij, FBK Balkan, pasi skuadra e tij po pësonte humbje me rezultatin 5-0. Në këtë skuadër Ibrahimoviç ishte për katër vite – 1991/95.

– Futbolli nuk ka qenë ‘dashuria’ e parë e Ibrahimovicit. Kur ai ishte 15 vjeç preferonte të punonte në portin e Malmos në Suedisë.

– Zlatan Ibrahimoviç mund të kishte qenë një lojtar edhe i Arsenalit, por ai kishte refuzuar ofertën e Arsen Vengerit për t’u testuar te londinezët.

– Fusha ku ai ka luajtur si fëmijë që ndodhej para shtëpisë së mamasë është rindërtuar më vonë dhe ka marrë emrin ‘Zlatan Court’.

– Zlatan Ibrahimoviç është një specialist edhe në ‘Taekëondo’.

Zlatan Ibrahimoviç gjithashtu njihet edhe si futbollist që ka luajtur për shumë skuadra. Deri më tani ai ka veshur fanellën e Malmos, Ajaksit, Juventusit, Interit, Barcelonës, Milanit, Paris Sen Zhermenit, Mançester Junajtedit dhe Los Anxhelos Galaksit.

 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply