Muhamed Useini fiton gjyqin në FIFA me Flamurtarin

Pas saktësisht 1 viti, kur Muhamed Useini kishte hedhur në gjyq ekipin e Flamurtarit, tetovari ka marrë një përgjigje pozitive nga ana e FIFA-s, duke fituar të njëjtin dhe duke marrë hisen që i takonte, shkruan “infOSport.mk”.

Me 6 shkurt të vitit 2019-të, Useini edhe zyrtarisht i kishte dhënë fund qëndrimit të tij në Vlorë, kjo pasi drejtuesit e Flamurtarit nuk i kishin paguar plotë 5 paga.

Edhe pse FIFA u kishte dhënë afat prej 14 ditësh drejtuesve të Flamurtarit për të shlyer borxhet, ata nuk bënë një gjë të tillë, ndërsa tashmë në mënyrë të detyrueshme janë të obliguar që në llogarinë e Useinit të derdhin plotë 30 mijë euro.

Si duket kriza financiare nuk ka për të përfunduar kurrë te Flamurtari i Vlorës, skuadër kjo që për shkak borxheve nuk ka të drejtë edhe në transferimin e futbollistëve të rinj. Mbi të gjithë kjo skuadër me vetëm 6 pikë të tubuara në 20 javë kampionat, renditet e fundit në tabelën e Superligës, ashtu që sezonin e ardhshëm me shumë gjasa do të garojë një kategori më poshtë.

Leave a Reply