Skandaloze, presidenti i klubit francez të “Ligue 1” arrestohet për ngacmim seksual

Një lajm tepër skandaloz na vjen nga Franca, atje ku mediat e këtij vendi raportojnë për arrestimin e presidentit të Anzher, Said Chabane, për shkak se ky i fundit kishte shqetësuar gratë, duke i prekur në vithe, gjoks dhe pjesë të tjera intime pa pëlqimin e tyre.

Vetë Chabane i ka hedhur poshtë të gjitha këto akuza, duke pohuar se do t’i japë para drejtësisë të gjitha provat që tregojnë të vërtetën dhe ruajnë nderin e tij. “Presidenti është i vendosur për të provuar pafajësinë e tij dhe ka shumë besim te hetimet, ndaj po bashkëpunon me hetuesit.” – kanë thënë nga klubi i Anzher.

Chabane aktualisht ndodhet në paraburgim, ku duhet t’u japë shpjegime hetuesve për akuzat e ngritura ndaj tij.

Leave a Reply