Inter-Napoli, njihuni me formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të Interit dhe Napolit, dy skuadra këto që do të përplasen sonte në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë në “Xhuzepe Meaca”. Kupa e Italisë, është objektiv për të dyja skuadrat dhe trajnerët, nuk janë kursyer në formacione.

Interi i Antonio Kontes vjen me Padellin në portë, ndërsa mbrojtja përbëhet nga treshja Skriniar, Bastoni dhe De Vrij.  Viktor Moses dhe Biraghi nga krahët, ndërsa në mesfushë, rreshtohen Barella, Brozovic dhe Sensi. Sulmi nuk ka ndryshime, me Lukakun dhe Lautaron.

Ndërsa Gatusso, vjen me Ospina në portë, ndërsa në mbrojtje, Di Lorenzo, Manolas, Maksimovic dhe Rui. Mesfusha përbëhet nga Demme, Fabian dhe Ruiz, ndërsa treshja e sulmit, është e përbërë nga Elmas, Mertens dhe Kallehon.

Ndeshja Inter-Napoli që do të drejtohet nga arbitri Kalvarese starton në ora 20:45.

Leave a Reply