Siti nuk ka të ndalur, fitojnë edhe Arsenal dhe Liverpull (VIDEO)

Mançester Siti nuk ka të ndalur në Premierligën angleze. Të besuarit e trajnerit Pep Guardiola në ndeshjen e tyre të 10-të sezonale, regjistruan edhe fitoren e 9-të, duke mundur në transfertë skuadrën e Uest Broumiç Albionit.

3:2 ishte rezultati në favor të “citizens”, të cilët në këtë mënyrë vazhdojnë marshimin e tyre të sigurtë drejt titullit kampion.

Sane, Fernandinjo dhe Sterling ishin autorë të golave për Sitin në këtë përballje, ndërkohë Rodrigez dhe Filips që ngushtoi diferencën në minutën e fundit të takimit, shënuan për vendasit e Uest Bromuiç.

“Topçinjtë” e Arsen Venger kanë arritur të përmbysin rezultatin nga 0:1 në 2:1 ndaj Suonsit në “Emirates Stadium” falë golave të boshnjakut Kollashinac dhe uellsianit, Ramzi, teksa për miqtë që në pjesën e parë kishte shënuar Klukas.

Fitore të pastërt ka regjistruar Liverpulli, që me rezultatin 3:0 mundi Hhadersfilldin. Të tre golat të besuarit e trajnerit Jurgen Klop i realizuan gjatë pjesës së dytë, ndërkohë gjatë pjesës së parë, ajo që vlen të ceket është penaltia e humbur nga ana e Mohamed Sallah. Starixh, Firminjo dhe Vijnaldum i shënuan golat për Liverpullin, skuadër kjo e cila pas kësaj fitore me 16 pikë renditet në pozitën e 6-të.

Me tre pikë më shumë Arsenali pozicionohet në vendin e katërt, teksa Mançester Siti me plotë 28 pikë, mban pozitën e parë, i ndjekur nga fiqnjët e tyre të Mançester Junajtedit, që pas fitores minimale 1:0 në derbi ndeshjen ndaj Totenhamit mbajnë pozitën e dytë në renditje, para skuadrës nga “Vajt Hart Lejn” që mbetet në kuotën e 20 pikëve.

 

Premierliga, Java X

Manchester Utd 1 – 0 Tottenham
Arsenal 2 – 1 Swansea
Crystal Palace 2 – 2 West Ham
Liverpool 3 – 0 Huddersfield
Watford 0 – 1 Stoke
WBA 2 – 3 Manchester City
Bournemouth po luhet

Chelsea

 

Leave a Reply