Higuain bënë që derbi italian të ngjyroset “bardhë e zi” (VIDEO)

Gonzalo Higuain brëi një ndeshje fantastike sonte në derbin e javës së 11-të në “Serie A”, duke i dhuruar fitoren skuadrës “bardhë e zi” ndaj Milanit, njofton “infOSport.mk”.

Higuain do të mbajë mend gjatë kohë këtë mbrëmje, pasi pikërisht ndaj një rivali të fuqishëm siç është Milani, arriti shifrën e 100 golave në “Serie A”, duke realizuar dy gola në fitoren e pastërt 2:0.

Para 78 mijë spektatorëve, Higuain golin e tij të 100-të në elitën e futbollit italian e realizoi në minutën e 23-të, kur me një goditje precize nga brendia e zonës mposhti Donaruman, i cili kapituloi edhe njëherë tjetër gjatë pjesës së dytë përballë argjentinasit, i cili në minutën e 64-të dërgoi një goditje shumë precize, duke mposhtur edhe për herë të dytë portierin vendas për golin e tij të 101-të në “Serie A”.

Milani rastin më të mirë për të shënuar e pati në fundin e pjesës së parë kur sulmuesi kroat Nikolla Kaliniç qëlloi traverzën, ndërsa në pjesën e dytë thuajse nuk ekzistonte kjo skuadër, e cila edhe zyrtarisht tashmë është futur në një krizë të thellë, që me shumë gjasa do të rezultojë edhe me shkarkimin e trajnerit Vinçenco Montella.

Milani pas kësaj disfate mbetet në kuotën e 16 pikëve, 12 më pak se Juventusi që për momentin ndanë pozitën e parë me Napolin, skuadër kjo e cila ndeshjen e saj të javës së 11-të do ta zhvillojë gjatë ditës së nesërme përballë Sasuolos.

Leave a Reply