Super goli i Ruit, Napoli avanson ndaj Interit në “Xhuzepe Meaca”

Napoli po avanson ndaj Interit në “Xhuzepe Meaca” në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, njofton “infOSport.mk”.

Pas pjesës së parë pa gola, “napolitanët” avansuan falë super golit të shënuar nga Mario Rui në minutën e 57-të. Futbollisti “napolitan” lëshoi një predhë të vërtetë nga jashtë zonës me të majtën e tij, që përfundoi në rrjetën e Padellit, i cili sërish po mbron për “zikaltërit”, pas dëmtimit të Handanoviç.

Kujtojmë në gjysmëfinalen e dytë Milani do të përballet me Juventusin, ndeshje kjo që në program është nesër mbrëma.

Leave a Reply