Talenti “kuqezi” vendimtarë, dërgon Dinamo Zagrebin në 1/8 e finales së UEFA Youth League

Një talent shqiptar ka qenë sot protagonist në fitoren e rëndësishme të Dinamos së Zagrebit ndaj Dinamo Kiev në fushën e kësaj të fundit, duke i siguruar ekipit kroat praninë mes 16 klubeve më të mira pjesëmarrëse në UEFA Youth League, Ligën e Kampioneve për të rinj në Europë.

Fjala është për Bernard Karrican, futbollistë i përfaqësueses U19 të Shqipërisë në edicionin e kaluar, i cili doli të jetë protagonist i sfidës me penaltinë vendimtare të shënuar për skuadrën kroate.

Pas 90 minutave të luftuara ndeshja u mbyll me barazim pa gola, ashtu që ruleti i penaltive duheshe të vendos fituesin.

Deri në serinë e fundit, të dyja ekipet kishin humbur nga një penalti, duke lënë gjithçka të hapur. Voloshyn gaboi për vendasit në serinë e pestë, ndërsa radhën te Dinamo e Zagrebit e kishte futbollisti i talentuar shqiptarë, Karrica, i cili doli të jetë i saktë dhe në këtë mënyrë i siguroi kualifikimin me eliminim direkt skuadrës së Dinamo Zagrebit, që në këtë fazë do të gjejë disa nga klubet më të njohura në Europë si Juventus, Bajern, Ajaks, Inter, Liverpul apo edhe Real Madrid. Kjo është një tjetër mundësi e mirë për sulmuesin shqiptarë që të tregojë vlerat e tij e të bjerë në sy të gjigandëve europian, ndërsa nëse vazhdon të rritet me këtë ritëm, Karrica  shumë shpejt pritet që të ftohet edhe nga skuadra e parë e Dinamo Zagreb.

Leave a Reply