Lautaro Martinez te Barcelona, ja kush e zëvendëson atë te Interi!

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, falë paraqitjeve të mira dhe golave të tij me fanellën “zikaltër” është pranë një kalimi te skuadra kampione e Spanjës, Barcelona.

“Katalunasit” kanë disa kohë që e monitorojnë argjentinasin, tekni cili shohin zëvendësuesin e denjtë për Luis Suarez.

Ndërkohë Interi që tani po mendon alternativat në rast se 22-vjeçari largohet. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, interistët kërkojnë firmën me kapitenin e Arsenalit, Pier-Emerik Obamejang.

Sulmuesi nga Gaboni ishte shumë pranë largimit nga Londra që në merkaton e janarit, por më pas vendosi që ta përfundojë dhe këtë sezon me “Topçinjtë”.

30-vjeçari sezonin e kaluar së bashku edhe me Sallah dhe Mane u shpall golashënuesi më i mirë në Premierligë, ndërsa i njëjti shihej edhe si përforcim për sulmin e Barcelonës, por një transferim i tillë nuk ndodhi.

Sulmuesi ka dhe një vit kontratë me londinezët dhe më pas do të jetë një lojtar i lirë.

Leave a Reply