Setien flet pas grumbullimit të Manaj: “Besoj se mund të na ndihmojë”

Rej Manaj më në fund është grumbulluar me ekipin e parë të Barcelonës. Reprezentuesi shqiptarë ka marrë ftesë nga ana e trajnerit Kike Setien, i cili vendosi ta grumbullojë atë për ndeshjen e fundjavës me Getafen në “Kamp Nou”, kjo edhe për shkak mungesave të rëndësishme në sulm (Suarez dhe Dembele mungojnë për një kohë të gjatë).

Tekniku i “katalunasve”, në konferencën për shtyp para gazetarëve  u shpreh plot bindje se 22-vjeçari Manaj mund t’i japë një dorë skuadrës.

“Është një futbollist që mund të na ndihmojë. U ka ndodhur diçka futbollistëve të tjerë dhe tani kemi një zëvendësues. Kemi bindjen se mund të na ndihmojë. Është tek ne prej pak kohësh dhe duhet të përshtatet, por ai është i gatshëm. E kemi grumbulluar sepse mendojmë se në rast nevojë mund të kontribuojë” – është shprehur Setien.

Barcelona është në pritje të përgjigjes së Federatës Spanjolle të Futbollit nëse mund të bëjë blerje.

Për këtë arsye, kampionëve të Spanjës u është dashur ta gjejnë në shtëpi zëvendësuesin e Suarezit apo të Dembelesë.

Manaj mund të debutojë me skuadrën e parë të Barcelonës, përkrah Messit, çka do të ishte diçka e jashtëzakonshme në karrierën e futbollistit shqiptarë.

Zyrtare: Reprezentuesi shqiptarë Rey Manaj, figuron në listën e futbollistëve të Barcelonës, të ftuar për ndeshjen e nesërme ndaj Getafes!

Публикувахте от infosport.mk в Петък, 14 февруари 2020 г.

Leave a Reply