Muzafer Ejupi shënon për Osijekun në Liga Evropa (VIDEO)

Reprezentuesi i Maqedonisë, Muzafer Ejupi sërish ka shënuar gol në fitoren e thellë 4:0 të skuadrës së tij Osijekut ndaj Santa Koloma në ndeshjen e kthimit të turit të parë në Liga Evropa.

Ejupi e shënoi golin e parë, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 8-të, ndërsa tre golat tjerë në vijim i realizuan Barisiç dhe dy herë Bockaj.

Osijeku i Muzës vazhdon më tutje, duke eliminuar kështu Santa Koloman me rezultat të përgjithshëm 6:0, ndërsa në raundin e dytë të Liga Evropës do të përballet me Lucernën e Hekuran Kryeziut.

Leave a Reply