ZYRTARE, Struga Trim Lum nënshkruan me sulmuesin Arbi Vosha

Kampionja e Maqedonisë, Struga Trim Lum ka nënshkruar kontratë profesionale me shkupjanin, Arbi Vosha. Një gjë të tillë “infOSport.mk” e kishte paralajmëruar që 10 ditë më parë, me 22-vjeçarin, i cili te skuadra strugane vjen nga rradhët e FC Shkupit.

Ai me këtë skuadër edicionin e kaluar zhvilloi gjithsej 33 ndeshje, përfshirë këtu edhe 3 ndeshje në garat europiane.

Me Arbi Voshën Struga Trim Lum ka nënshkruar kontratë tre vjeçare.

” Arbi Vosha është një lojtar me aftësi të jashtëzakonshme strategjike. I shpejtë, preciz dhe mbi të gjitha është një lojtar që luan me vizion” – tha drejtori sportiv i Struga Trim Lum, Besart Isaku, i cili në këtë mënyrë përshkroi cilësitë e sulmuesit të krahut, i cili gjatë karrierës së tij ka fituar edhe dy trofe, edhe atë të Kupës së Maqedonisë, si pjesë e Makedonija GJ.P.

“Prezenca e Arbi Voshës në skuadër do të jetë shumë e vlefshme për ne në vitet e ardhshme. Ne jemi të lumtur që kemi qenë në gjendje të nënshkruajmë me këtë futbollistë, pasi besojmë se ai do të jetë një faktor i rëndësishëm në përmbushjen e objektivave tona ambicioze.” – u shpreh Drejtori Sportiv, Besart Isaku.

Arbi Vosha edicionin e kaluar regjistroi 6 gola dhe 4 asistime në Ligën e Parë, aty ku numëron gjithsej 143 ndeshje.

Leave a Reply