Rabotniçki kundër Dinamo Minks në raundin e 2-të të Liga Evropës

Skuadra e Rabotniçkit pas eliminimit të Tre Penes me rezultat të përgjithshëm 7:0, në raundin e dytë të eliminatoreve në Liga Evropa do të takohet me Dinamo Minsk.

Skuadra bjelluruse në raundin e parë eliminoi Runavik me shifra të përgjithshme 4:1.

Dinamo Minsk deri më tani ka luajtur vetëm më një skuadër nga Maqedonia edhe atë kundër Renovës në kualifikueset e Liga Evropës në sezonin 2009/10. Në atë kohë skuadra nga Xhepçishti në ndeshjen e parë të luajtur në Maqedoni e mbyllën me barazim 1:1, ndërsa në takimin e dytë u mposhtën me shifrat 2:1.

Leave a Reply