Super asist i Cvetanoskit, Zhuninjo shënon, Vardari avanson ndaj Makedonija GJ.P (VIDEO)

Vardari e ka mbyllur me epërsi minimale 1:0 pjesën e parë të ndeshjes ndaj Makedonija GJ.P, e vlefshme për javën e 19-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Një super lëvizje e Matej Cvetanoskit në minutën e 37-të në zonën kundërshtare bëri që Zhuninjo të përfitojë dhe të shënojë golin e vetëm pas 45 minutave të para në ndeshjen që po zhvilohet në arenën “Todor Proeski”.

Vardari avanson ndaj Makedonija GJ.P

Vardari avanson ndaj Makedonija GJ.PJAVA 19VARDARI – MAKEDONIJA GJ.P 1:0(Zhuninjo 37')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 15 февруари 2020 г.

Deri në ato momente Vardari nuk kishte goditur asnjëherë portën e “verdhekuqve” nga Gjorçe Petrovi, të cilët në anën tjetër kanosjen e vetme më të rrezikshme e kishin përmes veteranit Bobi Bozhinovski, goditjen e të cilit Filip Gaçevski e ndali me një intervenim bravuroz.

Foto: gol.mk

Leave a Reply