Lajm i keq për Liverpullin, sa herë kur shënon Saul, Atletiko nuk humbet asnjëherë (VIDEO)

Atletiko Madridi e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë kundër kampionëve të Europës, Liverpull. Djemtë e Simeones ia dolën të shënonin vetëm pas 4 minutave lojë me anë të Saul Niguez, ndërsa kjo përbënë një lajm i keq për Liverpullin.

Sa herë që mesfushori ofensiv ka shënuar për “Jorganxhinjët”, skuadra e tij nuk humbet kurrë. Në 46 ndeshjet që ka shënuar 25-vjeçari nga Elçe, Atletiko Madridi ka fituar në 44 ndeshje, ndërsa në vetëm dy ndeshje kishte barazuar.

Kështu po ndodh edhe gjatë ndeshjes së sontme, edhe pse deri në fund të takimit ka edhe 10 minuta lojë.

Leave a Reply