Nuk kanë fund problemet për brazilianin, ja çfarë ka bërë së fundmi Marselo

Mbrojtësi i Real Madrid, braziliani Marselo, nuk po kalon një periudhë të mirë në kohët e fundit.

Paraqitjet e mira nga ana e Mendyt, e kanë detyruar trajnerin Zidane që ta ulë në stol anësorin brazilian. Sikur të mos mjaftonte kjo, mësohet se ai ka dhe disa probleme jashtë futbollit.

Ai akuzohet se ka drejtuar makinë pa pikë në patentën e tij si dhe që ka kaluar shpejtësinë e lejuar. Marselo është kapur nga radarët duke udhëtuar me një shpejtësi prej 132 kilometrash në orë, në një zonë afër Valdebebas ku lejohet deri në 120 kilometra në orë.

Mbrojtësi madrilen ka instituar se nuk e dinte se nuk kishte më pikë në patentën e tij. Ky nuk është problemi i parë që Marselo ka patur me policinë spanjolle.

Në vitin 2013 ai u dënua me një gjobë prej 6000 eurosh dhe shkaku është po i njëjtë. Ndërsa verën e kaluar braziliani refuzoi të bënte testin e alkoolit në vendin e tij të lindjes dhe pasoja ishte heqja e patentës për një vit.

Leave a Reply