Ismet Ceka: Respekte Karadakut, megjithatë besoj se pikët do na takojnë neve

Futsal Shkupi pas fitores së madhe 4:1 gjatë fundjavës së shkuar ndaj KMF Proekt Ciko, sonte do të jetë mysafir i Futsal Karadakut, skuadër kjo që gjithashtu në këtë ndeshje vjen pas fitores së madhe ndaj Zhelezarecit në Shkup, njofton “infOSport.mk”.

Para këtij takimi nga tabori i skuadrës “bardhekaltër” nga Çairi ka folur një ndër lojtarët më të mirë, Ismet Ceka, i cili beson në fitoren e skuadrës së tij, edhe pse thotë se ka shumë respekt për Futsal Karadakun.

“Ndeshja sonte kundër Futsal Karadakut është shumë e rëndësishme për ne, për të vijuar serinë e rezultateve pozitive, por njëkohësisht edhe për të ruajtur epërsinë e krijuar ndaj rivalit kryesor për titull. Futsal Karadaku ka treguar rezultate shumë të mira këtë edicion, ashtu që meritojnë çdo respekt. Mund të them se kjo do të jetë një ndeshje vëllazërore dhe me shumë respekt nga ana e të dyja skuadrave, megjithatë besoj se pikët do na takojnë neve” – është shprehu për faqen zyrtare të klubit nga Çairi, Ismet Ceka.

Ndeshja midis Futsal Karadakut dhe Futsal Shkupit starton në ora 20:30, ndërsa e njëjta do të zhvillohet në palestrën “Ismet Jashari” në Likovë.

Leave a Reply