Largohet nga Mançester Siti, gati të transferohet tek Arsenali

Mbrojtësi i Mançester Sitit, Xhon Stons, shumë lehtë mund të ndodh që në sezonin e ri futbollistik ti bashkohet skuadrës së Arsenalit.

‘90min’ raporton se “Topçinjtë” po synojnë transferimin e mbrojtësit anglez në radhët e tyre.

Kampionët e Premierligës janë të gatshëm të lirojnë 25 vjeçarin, që ka humbur vendin e titullarit këtë sezon nën urdhrat e Pep Guardiolas.

Ndërkohë Mikel Arteta shihet si njeriu kyç në transferimin e Stons te Arsenali, pasi strategu spanjoll njeh shumë mirë kualitetet e mbrojtësit anglez, me të cilin ka punuar bashkë te Siti, në kohën kur luante rolin e asistuesit të Guardiolas.

Arteta është i gatshëm t’i ofrojë mundësinë Stons për të ringjallur karrierën.

Anglezi Stons te Siti ishte transferuar gjatë vitit 2016-të nga rradhët e skuadrës së Evertonit.

 

Leave a Reply