Bajrami: Fitorja, meritë e futbollistëve

FC Shkupi mundi Struga Trim Lumin në ndeshjen e javës së 22-të, ndërsa edhe në këtë ndeshje skuadra “bardhekaltër” nga Çairi u udhëhoq nga kapiteni i saj, Muharem Bajrami. Ishte kjo ndeshja e dytë që Bajrami e udhëhoqi skuadrën e tij të zemrës përballë Struga Trim Lum, pasi e kishte udhëhequr edhe në ndeshjen e parë të këtij sezoni, po në Strugë, kur këto dy skuadra kishin barazuar 1:1, ndërsa gjithashtu kishte udhëhequr skuadrën nga Çairi edhe në dy ndeshjet me Akademija Pandev 0:0 dhe në ndeshjen e fundit të Kupës 1:1.

Pas ndeshjes, Bajrami ka thënë se kjo është një fitore që e meritoi ekipi, pasi dha maksimumin në një fushë tepër të vështirë.

“Fillimisht dua ti përgëzoj futbollistë që treguan karakter dhe dhanë edhe atomin e fundit në këtë përballje, andaj meritat për këtë fitore janë të tyre. Ishte një fitore që vjen në moment shumë të vështirë, duke ditur se kishim dy disfata të njëpasnjëshme, andaj shpresoj që të vazhdojmë me këtë formë edhe në ndeshjet tjera. Kampionati është i gjatë dhe mendojmë për ndeshjet një nga një dhe besoj se kemi forcë të arrijmë suksese”, – ka thënë Bajrami.

Skuadra e Shkupit të mërkurën luan ndeshjen e radhës, kur në Çair do të jetë nikoqire e skuadrës së Sileksit nga Kratova.

Leave a Reply