Lajpcigu turpëron Totenhamin e Murinjos, me meritë kalon në çerekfinale (VIDEO)

Lajpcigu ka turpëruar Totenhamin e Hoze Murinjos, duke e mundur atë edhe në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.

Pas fitores 1:0 në ndeshjen e parë në Londër, sonte të besuarit e trajnerit Nagelsman si vendas shënuan fitore bindëse 3:0 përballë finalistit të vitit të kaluar.

Gjithçka si duket në këtë ndeshje u mbyll në 20 minutëshin e parë të takimit, kur skuadra gjermane shënoi dy gola me anë të Marsel Sabitzer.

Në pjesën e dytë në listën e golashënuesve te Lajpcigu u regjistrua edhe Emil Forsberg, i cili shënoi vetëm disa sekonda pas inkuadrimit të tij në lojë në minutën e 87-të.

Përveç Lajpcigut biletën për në çerekfinale e siguroi edhe Atalanta, që gjithashtu mundi Valencian sërish, kësaj rradhe në Mestalja me shifrat 4:3, ashtu që në mesin e 8-të më të mirëve kaloi me rezultatin e përgjithshëm 8:4.

Leave a Reply