Juventus urdhëroi Ronaldon të rikthehet në karantin, portugezi refuzon!

Futbollisti titullarë i Juventus, Daniele Rugani mbrëmë vonë rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit, që tashmë është përhapur thuajse në gjithë Italinë.

Mbrojtësi “bardhezi” nuk ishte ndjerë mirë dhe kishte pasur disa nga simptomet, ndërsa nga tabori i skuadrës kampione të Italisë kishin lëshuan një deklaratë për shtyp, përmes të cilit kishin njoftuar se ekipi i tyre do të mbyllet në karantin.

Deri në testimin e futbollistëve të tjerë është urdhëruar që të respektohen rekomandimet e dhëna nga Qeveria e shtetit, mirëpo si duket kjo nuk vlen për të gjithë te “Zonja e Vjetër”.

Kristiano Ronaldo ka udhëtuar drejt Portugalisë për të qenë afër nënës së tij, e cila ditë më parë kishte një sulm në kokë, dhe nuk ka ndërmend të rikthehet në Itali.

Nga tabori i Juves e kanë njoftuar portugezin se duhet të qëndrojë në karantin së bashku me pjesën tjetër të skuadrës për një periudhë të pacaktuar, mirëpo portugezi ka refuzuar një gjë të tillë, duke pohuar se do të qëndrojë në Portugali.

Leave a Reply