Shtyhet ndeshja Brajton-Arsenal

Ndeshja e javës së 30-të në Premierligën angleze ndërmjet Brajtonit dhe Arsenalit, e paraparë të zhvillohej të shtunën, është shtyrë.

Ky vendim është marrë për shkak se trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta ka rezultuar pozitiv në kontrollin për koronavirus.

“Topçinjtë” njoftuan mbrëmë se trajneri i tyre është prekur nga virusi tashmë i njohur botërisht, ndërsa i tërë ekipi i parë është futur në vetë-izolim.

“Mendimet tona janë tek Mikel Arteta, të cilit i urojmë shërim sa më të shpejtë. Është absolutisht esencial shëndeti dhe mirëqenia e individëve. Ky duhet të merret si prioritet dhe me këtë mendim, ndeshja e së shtunës është shtyrë. Na vjen keq për tifozët për ndonjë zemërim të tyre eventual, por ne jemi duke e kaluar një situatë të pakëndshme”, ka thënë shefi ekzekutiv i Brajtonit, Paul Barber.

Leave a Reply