Futbollistët e Lajpcigut nuk kanë firkë koronavirusin, rikthehen në stërvitje!

Gjermania ka pezulluar kampionatet e futbollit deri me datë 3 prill dhe po lufton kundër koronavirusit. Rinisja e stërvitjeve nga skuadrat është një nga temat që po diskutohet, teksa skuadra e njohur e Bundesligës, Lajpcigu nuk ka humbur kohë.

Drejtuesit e klubit kanë vendosur që djemtë e Nagelsmann të nisin me përgatitje, mirëpo njëkohësisht duke marrë edhe disa masa mbrojtëse.

“L’Equipe” raporton se skuadra gjermane është ndarë në tre fusha të ndryshme.

Trajneri ka udhëzuar lojtarët të mos kenë kontakte me njëri-tjetrin dhe stërvitja ndryshe është bazuar në gjuajtje në portë, driblime dhe vrapime.

Gjithçka është mbyllur pas një ore lojë, që më pas futbollistët të ju drejtohen shtëpive të tyre, aty ku edhe kanë bërë dush, një gjë kjo jo e zakontë, duke pasur parasysh se gjithnjë ata një gjë të tillë kishin bërë në dhomat e zhveshjes menjëherë pas përfundimit të seancave stërvitore.

Leave a Reply