Lukaku vjen me një gjest të madh, 100 mijë euro për spitalin e Milanos

Sulmuesi belg i Interit, Romelu Lukaku i është shtuar listës së futbollistëve që kanë vendosur të ndihmojnë financiarisht strukturat spitalore në Itali për emergjencën e koronavirusit.

Nëpërmjet profilit të tij zyrtar të Interit, sulmuesi belg ka lajmëruar se do t’i dhurojë 100 mijë euro spitalit “Shën Rafel” të Milanos dhe ka ftuar tifozët të bëjnë të njëjtën gjë”.

“Në këto momente duhet të qëndrojmë të bashkuar në shtëpi. Italia është një vend i mrekullushëm që ka bërë shumë gjëra të mira për mua dhe familjen time. Për këtë arsye unë dua të ndihmoj këtë vend dhe do dhurojë 100 mijë euro për spitalin “Shën Rafael”. Do të jetë shumë pozitive sikur edhe ju të ndihmonit njerëzit e shumtë në spitale. Jemi të gjithë bashkë,” – ishte apeli i sulmuesit belg.

Leave a Reply