Juventusi ‘blindon’ tre titullarë

Edhe përkundër faktit se futbolli i luajtur ka ndaluar, skuadra kampione e Juventusit po punon për të ardhmen duke çuar përpara linjën e klubit.

Sipas mediave italiane “Zonja e Vjetër” kërkon të blindojë senatorët e skuadrës, duke iu ofruar atyre rinovimin e kontratës.

Kështu, pas kapitenit Kiellini pritet të firmosin edhe Bufon dhe Matuidi. Ndërkohë, pasi rezultoi pozitiv me Koronavirus është shtyrë diskutimi për Paulo Dybala.

Edhe sulmuesi argjentinas me shumë mundësi do të rinovojë, por nuk përjashtohet as mundësia që ai të largohet për të gjetur më shumë hapësira.

Leave a Reply