Bomba e merkatos së janarit: Mërgim Mavraj i bashkohet Fenerbahçes

Kampionati turk nga viti 2018-të mund të jetë i pasuruar edhe për ndonjë futbollist shqiptarë. Pas interesimit të Istanbul Bashakshehir për shërbimet e Armando Sadikut, janë edhe gjigandët e Fenerbahçes që kanë shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj.

Madje mediat turke e bëjnë fakt të kryer transferimin e tij te skuadra nga Stambolli, që këtë vit shpreson të bëjë për vete titullin e kampionit. Ata pohojnë edhe për një akord të mbrojtësit “kuq e zi” me Fenerbahçen, drejtuesit e së cilës skuadër te Mavraj shohin si një alternativë cilësore për Roman Nojshtader, i cili nuk është shfaqur në nivelin e kërkuar.

Mavraj aktualisht është nën kontratë me Hamburgun, mirëpo një ofertë prej 1.5-2 milion euro do ishte e pranueshme për drejtuesit e skuadrës gjermane.

Në ndërkohë Fenerbahçe është i gatshëm ti ofrojë kontratë 3-vjeçare dhe një pagë vjetore prej 1.7 milion euro 31-vjeçarit Mavraj, me çka do ta bënte futbollistin më të paguar nga rradhët e Kombëtares shqiptare. Aktualisht epitetin e futbollistit më të paguar e mbanë Shkëlzen Gashi, i cili te skuadra e Kolorado Rapids në SHBA merr një pagë vjetore prej 1.6 milion dollarë.

Leave a Reply