Liderët e Bashakshehir vihen pas Armando Sadikut

Armando Sadiku shumë lehtë mund të ndodhë që karrierën e tij ta vazhdoj në Superligën turke, te liderët aktual të Istanbul Bashakshehir.

Siç raporton portali “skor.sozcu.com.tr”, klubi turk ka ofruar 900 mijë euro në sezon për bomberin shqiptar, i cili nuk po kalon momentet e tij më të mira me fanellën e Legisë së Varshavës, të cilës skuadër iu bashkua gjatë kësaj vere.

Ai në kampionatin polak erdhi nga rradhët e Cyrihut, për një shifër prej 1.250 mijë euro, ashtu që sipas asaj që raportojnë mediat turke, Legia e Varshavës për shitjen e sulmuesit elbasanas kërkon më së paku 1.5 milion euro.

Megjithatë negociatat vazhdojnë, mbetet të shohim nëse arrihet akordi apo jo për transferimin e 26-vjeçarit, i cili brenda kësaj periudhe të kaluar te Legia, ka zhvilluar gjithsej 25 ndeshje, duke realizuar edhe 7 gola në të gjitha kompeticionet.

Leave a Reply