E ardhmja e Lenës! Për “infOSport.mk” tregon opsionet e kufizuara

Largimi nga Teuta e ka kompromentuar shumë të ardhmen e mesfushorit strugan Nijas Lena, njofton “infOSport.mk”. Ai ditë më parë prishi kontratën me skuadrën durrësake, mirëpo me këtë vendim ai ka komplikuar të ardhmen e tij, pasi tashmë mundësitë për të zgjedhur ekipin e ri janë shumë të pakta.

Lena nuk mund të ndryshojë më shumë se dy skuadra gjatë një viti kalendarik dhe opsioni i vetëm është rikthimi tek Kukësit ose të nis ndonjë aventurë tjetër larg Shqipërisë dhe Maqedonisë.

“Në Shqipëri mund të luaj vetëm me Kukësin, ndërsa në Maqedoni nuk kam të drejtë të luaj. Do të shohim se çfarë do të ndodh, nuk do të ngutem dhe do të vendosi për opcionin më të mirë, ashtu që nuk përjashtojë edhe ndonjë transferim larg Shqipërisë dhe Maqedonisë” – u shpreh enkas për “infOSport.mk”, Nijas Lena.

Strugani 31-vjeçar ka të drejtë t ju bashkohet vetëm atyre skuadrave, ku kampionatet përkatëse nisin nga janari. Kësisoj ai mund të ju bashkohet skuadrave nga Kazakistani, Bjellorusia, Moldavia, Irlanda, Islanda, Letonia, Lituania, Estonia, Ishujt Faroe, Finlanda, Norvegjia apo Suedia. Në të kundërtën Lena do të duhet të vendoset për një rikthim të mundshëm te Kukësi, apo edhe te Teuta.

Leave a Reply