Skuadra austriake kujton Vokrrin, futbollistët mbanin fotografinë e legjendës (FOTO)

Skuadra austriake, SV Grodig Salzburg për grupmosha të reja në të cilën luan edhe futbollisti me prejardhje kosovare, Djellon Çunaku, ka kujtuar presidentin e ndjerë të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Para një ndeshje kampionale të kësaj skuadre, të gjithë futbollistët kanë bartur në dorë fotografinë e Vokrrit, duke mbajtur edhe një minutë heshtje, ndërkohë vetë futbollisti shqiptarë Djellon Çunaku, në profilin e tij në facebook, kishte shkruar:

“Sot ishte ndeshja me e veshtire e imja sepse filluam me nje minut heshtje per ty President. Pse na ike e na le kaq heret President. Ti ke qene dhe do te mbetesh udherrefyesi per ne te rinjet. Pranoni ngushllimet nga zemra dhe dhimbjet tona Familja e nderuar Vokrri nga Djellon Cunaku SV Grödig Salzburg Austri”.

Fadil Vokrri vdiq të shtunën pas një ataku kardiak në zemër në moshën e tij 57 vjeçare.

Leave a Reply