“E meritoni t’ju bjerë virusi”, trajneri i njohur portugez shpërthen keq ndaj gazetarëve (VIDEO)

Zhorge Zhezus, trajneri i Flamengos, është bërë përsëri objekt diskutimesh në Portugali, për mënyrën se si i është kundërvënë gazetarëve vendas.

Tekniku portugez ishte kthyer nga Brazili, ku deklaroi se ishte me koronavirus e nuk e priste që në aeroport të kishte radhë për ta pritur.

Në momentin që ai mbërriti në Lisbonë, një turmë e madhe gazetërësh e kameramanësh iu afruan për ta intervistuar, pa maska apo dorashka.

Ai u kërkoi atyre të largoheshin disa herë pasi nuk dëshironte të fliste dhe që ta linin të qetë, por gazetarët dhe kamerat e ndoqën nga mbrapa shumë afër dhe atëherë ai shpërtheu.

“E meritoni t’ju bjerë virusi”, – ishin fjalët e teknikut para se të largohej tejet i nervozuar.

Më kthimin në Portugali, Zhezus e presin dy javë karantinë e detyrueshme, masë që ka marrë shteti për çdo person që vjen nga jashtë në këtë vend, për të evituar përhapjen e infeksionit të rrezikshëm.

 

Leave a Reply