Futbolli ndalon edhe në një kontinent tjetër

Epidemia e koronavirusit që ka kapluar thuajse gjithë Botën, ka ndaluar futbollin edhe në një tjetër kontinent.

Bëhet fjalë për Australinë që ka vendosur të ndërpresë kampiontin.

“A-League” nëpërmjet faqes zyrtare ka bërë të ditur  se shtimi i rasteve pozitive të prekur me “Covid-19” e bën të pamundur vazhdimin e kampionatit.

Futbolli në Australi është ndalur për disa javë ndërsa do të rishikohet mundësia që gjithçka të rifillojë në 22 prill.

Kujtojmë pjesë e “A-League” janë edhe dy ish reprezentuesit e Shqipërisë, Migjen Basha, që aktivizohet me Melburn Viktori dhe Besart Berisha, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në “A-League”, i cili aktualisht luan me Uestern Junajted.

Leave a Reply