Labinot Solejmani, djali nga Gostivari që merr pjesë në garën botërore të “bodybuldingut”

“Bodybuldingu” është një prej sporteve që sa vjen edhe po vlerësohet më shumë e garat në këtë sport po marrin përmasa të mëdhaja. Një prej sportistëve më të dalluar në Maqedoninë e Veriut është edhe Labinot Solejmani.

23 vjeçari nga Gostivari ka kohë që merret me këtë sport dhe ka qënë pjesëmarrës dhe në gara të tjera. Këtë herë në datë 10 tetor ai do të garojë në Hungari në garën ndërkombëtare me karakter botëror “FITPARADE”.

Labi flet për portalin “infOSport.mk”:

“Jam i lumtur që do marr pjesë në këtë garë. Janë dy gara njëra pas tjetrës, për junior dhe senior në Men’s Physique. Uroj të kem fat, sepse i përgatitur jam në maksimum.”

Ai ka marrë pjesë edhe në garën ndërkombëtare në Maqedoni nga viti 2016. Në vitin 2017 është shpallur dy herë kampion në Men’s Physique në kategorinë junior dhe një herë është pozicionuar në vendin e tretë.

Ndërkaq në vitin 2018 ka garuar në europianin që u mbajt në Sllovaki ku si junior ka garuar kundër seniorëve dhe është pozicionuar në vendin e gjashtë.

Ndërkohë në vitin 2019 ka marrë pjesë sërish në gara europiane në Hungari dhe është pozicionuar në Top 5.

I pyetur nëse ka qënë kjo fazë e vështirë, Labinoti buzëqesh: “Si çdo fillim deri sa e kapën ritmin, pastaj bëhet lehtë. Ka muaj që mbaj këtë regjim strikt, saktësisht nga janari. Dy muajt e parë ka qënë periudha e shtimit të masës muskulare, me pas shtatë muajt e rradhës ka qënë strikt definim dhe mbajtja e definimit muskular.”

Por ç’synon ai nga këto gara dhe cila është këshilla e tij për lexuesit e portalit tonë që kanë pasion për bodybuildingun?

“Gjithmonë pretendoj të arrij më lartë, edhe këtë herë synimi im është ky. Pse mos jem në Top 3 ose edhe me larte. Ndërsa ata që kanë pasion për këtë sport vetëm dua t’i motivoj të vazhdojnë, vërtetë është një sport që do përkushtim, por nëse kë durim dhe disiplinë”.

Labinoti ndryshe pas datës 15 dhjetor do të publikojë një doracak me këshilla profesionale rreth fitnessit dhe të gjithë ata që duan të kenë një stil jetese të shëndetshëm. Ky projekt poashtu përfshin seminare, plane të personalizuara, etj.

Leave a Reply