Fitore e madhe e Futsal Shkupit në “Main Round” të Ligës së Kampionëve

“infOSport.mk”, drejtëpërdrejtë nga Makarska

Futsal Shkupi në ndeshjen e saj të dytë në kuadër të grupit 6 të “Main Round” të Ligës së Kampionëve Europian, ka shënuar fitoren e parë, duke mundur qipriotët e Omonia Nikozia me rezultatin 7:4,njofton “infOSport.mk”.

Në palestrën këtu në Makarska sonte në parket pamë sikur një tjetër ekip të Futsal Shkupit. Lojtarët “bardhekaltër” ishin shumë më agresiv dhe njëkohësisht shumë më të vëmendshëm në mbrojtje, gjë kjo që në fund dha edhe rezultatin e duhur.

Erkan Seferi hapi serinë e golave (2’44’), ndërsa qipriotët u kundërpërgjigjën me një dopietë të shpejtë të Mantelit (5’11’,5’45’), duke kthyer rezultatin në favorin e tyre.

Megjithatë Futsal Shkupi nuk u dorëzua, dhe falë kumanovarit Ylber Alili(shënoi dy gola), deri në fund të pjesës së parë riktheu rezultatin në 3:2.

Pjesa e dytë solli një gol të shpejtë sërish për Futsal Shkupin, për të cilën skuadër këtë herë shënoi Zoran Leveski (22’14’), për 4:2.

Manteli në minutën e 23-të nga penaltia ngushtoi epërsinë e Futsal Shkupit në 4:3, ndërkohë Manolli në minutën e 30-të arriti të barazojë rezultatin në 4:4, kur skuadra qipriote vendosi të luaj pa portier.

Megjithatë ky vendim i trajnerit kundërshtarë nuk ishte i duhuri, pasi “bardhekaltërit” nga Çairi në vazhdim të ndeshjes shënuan edhe 3 gola të tjerë, përmes Rexhep Sulejmanit (30’39’), Erkan Seferit (32’34’) dhe NikollaDimovskit (36’1’), për të arritur në fund një fitore 7:4, që u hap dyert atyre që edicionin e ardhshëm, nëse shpallen kampion të Maqedonisë së Veriut, garat në Ligën e Kampionëve ti nisin direkt nga “Main Round”, duke ju ikur në këtë mënyrë ndeshjeve parakualifikuese, transmeton “infOSport.mk”.

Pa dyshim është ky një sukses shumë i madh për skuadrën nga Çairi, që nga viti në vit po bënë nga një hap më lartë edhe në skenën ndërkombëtare.

Leave a Reply