Pandev: Presim një përkrahje të madhe nga tribunat, mirëpo nga tifoz të vërtetë

Kapiteni Goran Pandev pa dyshim se është lideri kryesor i ekipit përfaqësueses të Maqedonisë së Veriut në futboll. Me të në terren skuadra “verdhekuq” frymon më ndryshe, ndërsa eksperienca e tij e madhe sjellë shumë siguri, e që realisht një gjë e tillë do i nevojitet ekipit për ndeshjen ndaj Sllovenisë. Megjithatë për të arritur deri tek pikët e dëshiruara, Goran Pandev kërkon edhe përkrahjen e publikut, por mbi të gjitha publikut të vërtetë, që dinë të vlerësojë futbollin dhe në përgjithësi futbollistët që përfaqësojnë vendin.

“Ju premtojë se do të lëmë zemrën në terren. Pres një përkrahje të madhe, shpresoj të vijnë njerëzit që e duan ekipin përfaqësues. Nuk kërkojmë ndonjë numër të madh, me rëndësi është që të kemi përkrahjen e vërtetë nga njerëz që e duan përfaqësuesen e Maqedonisë” – thotë kapiteni i ekipit përfaqësueses të Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev.

Ndeshja Maqedonia e Veriut – Slovenia zhvillohet të enjten (10 tetor) në arenën “Todor Proeski” me fillim në ora 20:45.

Гранде Пандев, драги мои 🙏 @goranpandev19

Публикувахте от Фудбалска Репрезентација на Македонија в Сряда, 9 октомври 2019 г.

Leave a Reply