Messi në kërkim të 700 golave

Atë që e ka arritur ylli portugez, Kristiano Ronaldo, dëshiron ta arrijë edhe Lionel Messi. Nga futbollistët aktiv, vetëm portugezi Ronaldo ka arritur që të shënojë mbi 700 gola në karrierë në 1000 ndeshje, shifra vërtetë të frikshme.

Por, rrugës për të arritur një gjë të tillë është edhe 6-të herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messin.

Leo, gati 3 vjet më i ri se CR7, gjithashtu ka rekord mbresëlënës, me 697 gola në 856 ndeshje.

Ai është vetëm tri ndeshje larg për të kapur shifrën e 700 finalizimeve.

Nga këto 697 gola, Messi 627 i ka shënuar me fanellën e Barcelonës në 718 paraqitje, derisa 70 me Argjentinën në 138 paraqitje.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply