Di Maria edhe zyrtarisht largohet nga PSZh-ja

Sulmuesi argjentinas Angel Di Maria, i ka dhënë fund aventurës së tij te Paris Sen Zhermen, teksa një gjë të tillë ka zyrtarizuar vetë ai me anë të një postimi në Instagram.

Me anë të një fotoje ku shfaqen të gjithë lojtarët e kampionëve të Francës, argjentinasi shkruan: “Faleminderit”, në gjuhën spanjolle dhe atë franceze.

Di Maria pritet të transferohet te Juventusi në verë, por problem i vetëm mund të bëhet paga e lartë që kishte te PSZh-ja, e që “bardhezinjtë” nuk janë të gatshëm t’ia japin.

Por pavarësisht shifrave, pas këtij postimi, duket se 34-vjeçari është gati për një aventurë të re në Itali, aty ku do të luaj për herë të parë.

Di Maria karrierën e kishte nisur në vendlindje te skuadra e Rosario Centar, për tu transferuar më pas në Portugali te skuadra e Benfikës, ndërsa gjatë karrierës së tij të bujshme, i njëjti gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Real Madridit dhe Mançester Junajtedit. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply