Anhel Di Maria drejt “Serie A”

Ylli i Paris Sen Zhermen, Anhel Di Maria shumë lehtë mund të ndodh që këtë vit të braktis rradhët e skuadrës kampione të Francës.

Anësori argjentinas luannte në një formë të shkëlqyer këtë edicion, mirëpo shkas për largimin e gtij mund të jetë kontrata aktuale e tij, që skadon në verën e vitit 2021.

PSZH-ja i ka ofruar vazhdimin e kontratës, por lojtari nuk është i kënaqur dhe ende nuk ka rinovuar për dy vite të tjera.

Kjo ka alarmuar skuadrat e mëdha italiane Juventus, Napoli e Inter që po duan transferimin e argjentinasit në “Serie A”.

Në rast se Di Maria nuk pajtohet për rinovimin e kontratës deri në qershor, atëherë PSZH do ta nxjerr në shitje yllin e tyre.

Kampioni në fuqi i Francës është gati ta lë të lirë Di Marian të largohet për një shumë prej 35-40 milionë eurove.

32-vjeçari këtë edicion ka luajtur 37 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 21 asistime.

Leave a Reply