Shorti i plotë për eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”

Pak minuta më parë në Nion të Zvicrës u hodh shorti për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Rrugëtimi i gjatë i Francës drejt mbrojtjes së titullit, do të nis nga grupi “D”, eliminatorë, aty ku do të përballet me kombëtaret si Ukraina, Finlanda, Bosnje e Hercegovina dhe Kazakistani, ndërkohë nënkampionët e Botës, Kroacia doli të jetë me fat në këtë short, teksa goglat vendosën kroatët në grupin “H”, bashkë edhe me Sllovakinë, Rusinë, Slloveninë, Qipron dhe Maltën.

Me fat dolën të jenë edhe anglezët, që si kundërshtarë më të rëndë do të kenë Poloninë e Robert Levandovskit, derisa pjesë e grupit janë edhe Hungaria, Shqipëria, Andorra dhe San Marino.

Në grup të njëjtë u shortuan edhe Spanja dhe Suedia, aty ku do të luaj edhe Kosova, ndërkohë Portugalia e Kristiano Ronaldos do të ketë për detyrë të eliminojë Serbinë dhe Republikën e Irlandës.

Gjermania është në grup të njëjtë me Maqedoninë, por edhe me Rumaninë dhe Islandën, që shihen si kundërshtarë më të denjtë, ndërkohë aspak të lehtë nuk do ta ketë edhe Belgjika, që do të jetë në grup të njëjtë me Çekinë, apo edhe me Uellsin e Garet Bejll.

Ndërkohë që Italia është shortuar në Grupin “C”, së bashku me Zvicrën, Irlandën e Veriut, Bullgarinë dhe Lituaninë.

 

GRUPI A: Portugali, Serbi. Irlandë, Luksemburg, Azerbajxhan.
GRUPI B: Spanjë, Suedi, Greqi, Gjeorgji, KOSOVË.
GRUPI C: Itali, Zvicër, Irlandë e Veriut, Bullgari, Lituani.
GRUPI D: Francë, Ukrainë, Finlandë, Bosnjë Hercegovinë, Kazakistan.
GRUPI E: Belgjikë, Uells, Republika Çeke, Bjellorusi, Estoni.
GRUPI F: Danimarkë, Austri, Skoci, Izrael, Ishujt Faroe, Moldavi.
GRUPI G: Hollandë, Turqi, Norvegji, Mali i Zi, Letoni, Gjibraltar.
GRUPI H: Kroaci, Sllovaki, Rusi, Slloveni, Qipro, Maltë.
GRUPI I: Angli, Poloni, Hungari, SHQIPËRI, Andorra, San Marino.
GRUPI J: Gjermani, Rumani, Islandë, MAQEDONI E VERIUT, Armeni, Lihtenshtejn.

Leave a Reply