Mario Balotelli prezantohet te skuadra e Berluskonit dhe Gallianit

Mario Baloteli  edhe zyrtarisht është një futbollistë i ri i Moncas. Edhe pse akordi ishte arritur prej disa ditësh, vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi i kalimit të Mario Balotellit te skuadra e Serie B, që drejtohet nga ish dyshja e famshme e Milanit, Berluskoni-Galliani.

“Mirë se vjen Mario“, lexohet në postimin e Moncas në Twitter.

30-vjeçari që nga korriku ishte pa skuadër, pasi i dha fund aventurës së tij me skuadrën e Bresha.

Balotelli ka firmosur kontratë një vjeçare me Moncan, skuadër kjo që pretendon ngjitjen në Serie A. Nëse objektivi arrihet, sulmuesi i famshëm ka opsionin për të vijuar deri në verën e vitit 2022 me këtë skuadër, që pas 10 xhirove të para në Serie B, renditet në pozitën e 9-të me 14 pikë, 9 më pak se skuadra kryesuese e Salernitanas.

Leave a Reply