Koronavirusi, përveç futbollistëve edhe arbitrët po stërviten në ambient shtëpiak (VIDEO)

Koronavirusi ka bërë që Bota futbollit të ndalojë gjithkund përveç në Bjellorusi.

Izolimi në shtëpi është shumë i vështirë për të gjithë,e në veçanti për sportistët, të cilët në mënyra të ndryshme po stërviten në ambiente shtëpiake.

E njëjta gjë ndodh edhe me arbitrat, ndërsa në qendër të vëmendjes këtë herë është arbitri nga Tanzania, Frank Komba.

Ai si një profesionist i vërtetë nuk ka ndaluar fare me stërvitje, edhe përkundër faktit se ndodhet i izoluar në shtëpi.

Arbitri anësor afrikan vazhdon të përgatitet në shtëpi, duke simuluar aksione të futbollistëve në trurin e tij. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme, që është bërë virale në rrjetet sociale.

Leave a Reply