Ish futbollisti i FC Shkupit ftohet nga Çallandes te Kosova “A”

Përfaqësuesja e Kosovës të enjten në mbrëmje barazoi 1:1 me Moldavinë. Ky barazim nuk kënaqi opinionin sportdashës në Kosovë, por edhe në gjithë trevat shqiptare, mirëpo kjo tashmë i takon së kaluarës, pasi kthim mbrapa nuk ka.

Sytë tashmë janë kthyer kah sfida e rradhës me Greqinë, që në program është të dielën, ndërsa me shumë gjasa pjesë e ekipit A të përfaqësueses së Kosovës do të jetë edhe ish mesfushori i FC Shkupit, Rron Broja, që aktualisht luan me Partizanin e Tiranës.

Broja, i cili aktualisht po zhvillon përgatitjet me Partizanin në Ohër, përfaqësueses së Kosovës pritet ti ti bashkohet gjatë ditës së sotme, kur “dardanët” kthehen nga Italia.

Kujtojmë Broja ka bërë veçmë debutimin me ekipin e parë përfaqësues të Kosovës, mirëpo një gjë të tillë kishte bërë në ndeshje miqësore. Mesfushori 24-vjeçar kishte debutuar me 12 janar të këtij viti në ndeshjen kundër Suedisë, ndërsa vlen të përmendet se numëron edhe nga 5 ndeshje për Kombëtaren U21 të Shqipërisë, dhe po aq ndeshje edhe për përfaqësuesen U21 të Kosovës, tek e cila mbante edhe shiritin e kapitenit.

Në rast se i jepet rasti për të luajtur në ndeshjen e së dielës kundër Greqisë në stadiumin “FadilVokrri” (starton në ora 20:45), atëherë do të ishte kjo ndeshja e parë zyrtare për Brojën që do të luante me fanellën e përfaqësueses së Kosovës.

Leave a Reply